Botë e Çuditshme Gossip

Pikturoi portretin e të ndjerit Princit Philip, Mbretëresha Elizabetë falenderon vajzën për gjestin!

Së fundmi, Mbretëresha Elizabetë i ka dërguar një letër përdorueses së TikTok-ut, Honor Morrison, e cila pikturoi një fotografi të burrit të saj të ndjerë, Princit Philip, i cili ndërroi jetë para pak muajsh në moshën 99-vjeçare. Honor, në një mori videosh në TikTok, shpjegoi se ajo kishte krijuar fillimisht portretin e Princit Philip gjatë funeralit të tij i cili nuk kishte shumë njerëz për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin dhe se nuk ishte e sigurt nëse do ta dërgonte apo jo te Pallati Buckingham.

Duke iu drejtuar ndjekësve të saj, Honor tha:

Mos qeshni, por unë e pikturova këtë gjatë funeralit dhe nuk dija çfarë tjetër të pikturoja. Kështu që, unë pikturova Princin Philip dhe tani nuk di çfarë të bëj tjetër?

@honor.m1

I’VE SENT IT TO THE QUEEN #fyp #thequeen #princephilip #painting

♬ Steven Universe – L.Dre

Ajo vazhdoi më tej duke thënë se nëse videoja e saj, e titulluar “1 mijë pëlqime dhe do t’ia dërgoj Mbretëreshës”, do të merrte mbi një mijë pëlqime, ajo do t’ia dërgonte atë Mbretëreshës.

Nëna ime tha që duhet t’ia dërgoja Mbretëreshës … mund ta imagjinoni? Imagjinoni të ecni në Zyrën Postare me ‘Pallatin Buckingham’ në adresë … por unë jam duke menduar nëse merr pëlqime të mjaftueshme, unë do t’ia dërgoj Mbretëreshës.

@honor.m1

1,000 likes and I’ll send it to the Queen #fyp #princephilip #thequeen #painting

♬ Steven Universe – L.Dre

Postimi i parë i Honor mblodhi gati 24 mijë pëlqime dhe ajo e dërgoi portretin në Pallat, së bashku me një letër ngushëllimi. Ajo nuk e priti fare që do të merrte një përgjigje dashamirëse nga Mbretëresha dhe ekipi i saj.

Në një tjetër video, Honor foli drejtpërdrejt me kamerën dhe tha:

Njerëz, nuk do ta besoni këtë, shikoni se çfarë erdhi në post për mua këtë mëngjes.

Në letër shprehej i gjithë falenderimi i Mbretëreshës Elizabetë në këtë kohë të vështirë për të dhe familjen e saj si dhe e falenderoi pafund për dhuratë më të mirë që ka marrë deri tani. Kur lexoi përgjigjen nga Pallati, Honor shpjegoi se ajo ndihej e emocionuar dhe se marrja e një përgjigjeje të tillë i kishte bërë ditën më të bukur.

@honor.m1

My letter from the Queen #fyp #thequeen #hermajesty #buckinghampalace

♬ Stories 2 – Danilo Stankovic