Celebrities Showbiz

Pink dhe Cristiano Ronaldo bëhen bashkë për një kauzë të veçantë!

Këngëtarja e njohur amerikane Pink është protagoniste e një fushate solidariteti për Krishtlindje dhe i ka bërë një kërkesë shumë të veçantë sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, përmes llogarisë së saj në Twitter. Do të thoni ju se për çfarë bëhet fjalë…

Pink i kërkon Ronaldo-s që t’i vijë në ndihmë me dy nga fanellat e tij për disa fëmijë në nevojë. Gjithçka u zhvillua në sytë e publikut, në rrjetet e tyre sociale. Këngëtarja, përmes një postimi në Twitter i ka bërë thirrje futbollistit portugez:

Hej Cristiano! Këtë vit po sponsorizoj disa fëmijë për Krishtlindje, që nuk duan asgjë më shumë se një fanellë tënden. Nuk kanë shumë kërkesa, por unë jam e vendosur ta realizoj dëshirën e tyre. A mendon se mund të m’i dërgosh dy fanellat dhe të ndihmosh në ndryshimin e jetës së tyre? E di që ju bëni gjëra të mrekullueshme gjatë gjithë kohës, por…

Përgjigja e CR7 nuk vonoi. Ai i tha këngëtares:

Përshëndetje Pink, jam i lumtur që mund t’ju ndihmoj. Unë do t’iu dërgoj djemve disa fanella me autograf, nuk ka problem. Urime që e bëre të mundur këtë.

Rikujtojmë se, familja e Cristiano Ronaldos po zgjerohet sërish. Partnerja e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë për herë të dytë dhe këtë herë me binjakë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti portugez me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Jemi shumë të lumtur që t’ju lajmërojmë që po presim binjakë. Zemrat tona janë të mbushura plot me dashuri, mezi po presim t’i njohim.

Kujtojmë që futbollisti i njohur ka katër fëmijë, Cr Junior, binjakët Eva dhe Mateo dhe një vajzë me partneren e tij Georgina, Alana.