Celebrities Showbiz

Pink i bën ëndrrën realitet një fanseje të madhe të saj e cila vuan nga një sëmundje e rëndë!

Këngëtarja e njohur Pink ka bërë realitet ëndrrën e një fanseje të saj e cila ishte e sëmurë me kancer. Këngëtarja e “Raise Your Glass”, 42 vjeç, zhvilloi me një fanse një telefonatë tridhjetë minutëshe në Zoom muajin e kaluar, duke e ndihmuar atë të realizonte një nga qëllimet e fundit madhore të mbetura në listën e saj të dëshirave.

Përtej të qenit një nga fansat më të mëdhenj të Pink, Berberian është një vrapuese, e cila ndodhet në spital pasi u diagnostikua me kancer. Sipas “ABC 6”, 63-vjeçarja përfundoi maratonën e saj të fundit në Filadelfia muajin e kaluar. Më 27 nëntor, Berberian postoi një pjesë nga biseda e saj me Pink në Facebook dhe ndau vlerësimin e saj për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj ëndrre.

Faleminderit të gjithëve që provuan dhe e bën të mundur kontaktin… Ëndrra jonë u bë realitet!

Në video, Berberian e quajti vendimin e Pink për të folur me të një akt të bukur mirësie, duke u shprehur se kur mësoi se do të takoheshin, filloi të qante.

Ti ma rregullove ditën. Unë as nuk e di se çfarë është në listën time tani, sepse ju ishit deri tani në krye të kësaj.

Ajo gjithashtu tha për Pink se muzika e saj është shpesh gjëja e parë që dëgjon në mëngjes.

Shumica e ditëve të mia nisin me këngën e ditës dhe zakonisht është një këngë e Pink. Kur unë garoj, është gjithmonë një këngë e Pink.

Pink në anën tjetër, zbuloi se ishte një tjetër fanse që e informoi për dëshirën e Berberian dhe u mrekullua me historinë e saj. Berberian ka folur për admirimin e saj për këngëtaren në të kaluarën, duke thënë se ajo është një grua që kërkon të vërtetën e saj.

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur amerikane Pink është protagoniste e një fushate solidariteti për Krishtlindje dhe i ka bërë një kërkesë shumë të veçantë sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, përmes llogarisë së saj në Twitter. Do të thoni ju se për çfarë bëhet fjalë…

Pink i kërkon Ronaldo-s që t’i vijë në ndihmë me dy nga fanellat e tij për disa fëmijë në nevojë. Gjithçka u zhvillua në sytë e publikut, në rrjetet e tyre sociale. Këngëtarja, përmes një postimi në Twitter i ka bërë një thirrje futbollistit portugez.