Celebrities Showbiz

Pink nxjerr në shitje rezidencën e saj luksoze me shumën marramendëse!

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Pink po shet rezidencën e saj në plazh në Malibu për gati 15 milion dollarë vetëm tre muaj pasi e bleu atë me vlerën 200 mijë dollarë më shumë nga çmimi i kërkuar nga shitësi. Në muajin qershor, këngëtarja mori një ofertë për vilën e saj luksoze buzë detit, që dikur ishte në pronësi të Barry Manilow. Ajo pagoi 200 mijë më shumë sesa çmimi i kërkuar nga shitësi. Manilow e shiti shtëpinë në vitin 2012 për 5.5 milion dollarë dhe që atëherë ka pasur dy pronarë dhe ka pësuar rinovime.

Vendbanimi kryesor ndodhet pas një dere sigurie dhe prapa një garazhi. Në dhomën kryesore shkohet përmes shkallëve që të çojnë në garazh dhe është me pamje nga deti. Shtëpia ofron katër dhoma gjumi dhe ka pamje mahnitëse përgjatë vijës bregdetare. Një oborr me pllaka siguron një vend për t’u çlodhur dhe për të konsumuar ushqim në natyrë. Ekziston edhe një vaskë shumë e vogël me xhakuzi dhe tendë në pjesën e jashtme të vilës.

Dhoma e ndenjes së shtëpisë ka një super ndriçim dhe dysheme druri. Ekziston një dhomë ngrënieje gjithashtu me dysheme druri, ku është vendosur një llambadar prej ari dhe kristali. Kuzhina ka pajisje të cilësisë së lartë, çeliku dhe inoks. Edhe kuzhina është me pamje nga deti, ku mund të shijoni vakte të shijshme me atë pamje fantastike. Gjithashtu dhomat e gjumit kanë pamje mbreslënëse dhe duken mjaft komode. Dritaret dhe dyert janë prej xhami.

 

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur Pink ka humbur një nga njerëzit e saj më të dashur, të atin. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja me një postim në llogarinë e saj në Instagram. Në foton bardhë e zi të publikuar, shfaqet Pink së bashku me babain e saj, Jim Moore, duke kërcyer.