Celebrities Ndryshe Politikë

Pjesë e BBV2?! Në një intervistë ndryshe, Ervin Salianji zbulon gjithçka!

Ervin Salianji ishte i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ku ekskluzivisht për Top Albania Radio dha një intervistë ndryshe, ku u shpreh jo vetëm për politikën. Megjithatë, nëse do të niste pikërisht tani të përfshihej në politikë, cilën parti do të zgjidhte Salianji?!

Do prisja pak sepse nuk mund të shkoja për shkak të konsumit dhe mbylljen e hapësirave. Në Partinë Demokratike duhet të krijohen kushtet që kushdo që vjen të bëjë karrierë prandaj në këto momente askund. Por PD jam i bindur që do bëhet një parti ku do të mund të përshihet kushdo sepse kështu ndodh me opozitat. Është cikël jete edhe cikli i politikës…

Dhe çfarë pritet të ndodhë në fushën politike së shpejti?! Ja mendimi i tij!

Do ketë disa zhvillime shumë interesante këto kohë. Të gjithë presin që të vendoset drejtësi.

Por jo vetëm për politikën, Salianji u shpreh edhe për futbollin dhe tregoi se me kë bën tifozëri.

Jam me Interin dhe e ndjek kombëtaren.

Lidhur me finalen europiane të Conference League, Salianji tregoi se kush duhet të fitojë sipas tij.

Roma duhet të fitojë.

Po nëse do t’i bëhej ftesa për BBV2, a do të pranonte Salianji të bëhej pjesë?!

Nuk i gjykoj ata që futen brenda, por është shpejt për t’u futur, tani afër jo. Por ai është një emision që ndiqet nga miliona njerëz dhe ka marrë një lloj vëmendje që është për t’u patur zili, sidomos në politikë.