Aktualitet

Plagoset me armë punonjësi i IMT-së në Tiranë, po kryente detyrën!

Një 50-vjeçar, inspektor i IMT-së është plagosur me armë zjarri në Tiranë pasditen e sotme. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pronari i identifikuar si Qani Muça nuk ishte dakord me vendimin dhe plagosi me armë zjarrin njërin prej inspektorëve, të identifikuar si Ilirjan Gavelli, 50 vjeç. Ai është në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka arritur të neutralizojë dhe autorin e ngjarjes që është shoqëruar dhe do të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, në kryeqytet.

Vijon…