Aktualitet

Plagoset mjelma në liqenin e Pogradecit, autori synonte ta balsamoste

Një ngjarje e rëndë dhe e rrallë u shënua sot në Pogradec. Një mjelmë është plagosur me çifte nga një person që është ndaluar nga policia. Blutë thonë se agresori kishte për qëllim ta balsamoste. Mjelmën e kanë marrë nga liqeni dhe e kanë transportuar në qendrën e rehabilitimit në Divjakë.

Plagosja e mjelmës ka ndodhur një ditë më parë, dhe kanë qenë qytetarët që e kanë parë pranë bregut dhe kanë lajmëruar specialistët. Në reagimin e saj, Policia e Pogradecit konfirmon lajmin, dhe sqaron se mishi i këtij shpendi nuk konsumohet ndaj dyshimet janë që autori ka dashur ta vrasë për ta balsamosur. Ngjarja po ndiqet nga inspektorët e Zonave të Mbrojtura.

Në Divjakë ku ndodhet Qendra e Rehabilitimit trajtohen shpendët e rrallë që janë në rrezik zhdukje por edhe ata shtegtues si Pelikani kaçurrel që prej disa vitesh popullon lagunën e famshme të Karavastasë.