Aktualitet

Plagosi policin në detyrë, pranga 22-vjeçares në Kamëz!

Goditi me mjet prerës punonjësin e policisë, pranga një 22-vjeçareje. Ngjarja ndodhi në Kamëz, pasi efektivët shkuan në banesën e shtetasit A. Gj.,  për t’i komunikuar se duhej të paraqitej në Komisariatin nr.4 të policisë në Tiranë. Ndërsa kundërshtoi,  më pas, vajza e A.GJ-së goditi me mjet prerës efektivin G.C., 35-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kamëz-Informacion

Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për ti komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.