Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Kukës, policia në ndjekje të autorit!

Pas një konflikti për motive pronësie, Emërli Murtati, 56 vjeç ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Festim Axhami, 46 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:42 në fshatin Shtiqen të Kukësit. Menjëherë pas plagosjes, autori i dyshuar i plagosjes është larguar me automjet.

Forcat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vetëm pak disa minutash ndjekjeje, kanë kapur Emërli Murtatin. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur 56-vjeçari për të plagosur fqinjin.

Ndërkohë Festim Axhami u dërgua në spitalin e Kukësit për të marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.