Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Lushnje/ 44 vjeçari merr 2 plumba në bark, niset drejt Tiranës

Kujtim Meta, i cili mbeti i plagosur pasditën e sotme teksa pinte kafe në Lushjë, punonte shofer kamioni.

Në videon e mëposhtme paraqitet kamioni me të cilin punonte 44-vjeçari, i cili po kontrollohet nga policia për ndonjë provë të mundshme në lidhje me atentatin.

Personi i cili qëlloi Metën ishte i maskuar dhe akoma nuk ka arritur të identifikohet apo të kapet nga Policia, megjithëse efektivët po bëjnë ‘krehjen’ e zonës për të kapur autorin.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.