Celebrities Gossip Showbiz

Plane për të zgjeruar familjen? Ledri Vula tregon për herë të parë…

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Pak më parë, artisti ishte i ftuar në ‘Më lër të flas’ dhe tregoi për ne shumëçka padyshim me plot humor ashtu si e do dhe emisioni.

E si një artist shumë i pëlqyer dhe i kërkuar padyshim që edhe koncertet e tij janë të shumta, gjë që përkthehet edhe në më pak kohë me familjen. në një rrëfim shumë të sinqertë, Ledri na tregoi sa e mërzit kjo gjë dhe a ka në planet e tij zgjerimin e familjes.

Javën e kaluar më ka rënë shumë për të udhëtuar dhe nuk kam qëndruar shumë me vajzën. Më bie shumë që të udhëtoj dhe asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi. Kur kthehem mezi prej të qëndroj pak me të. Nuk kam qejf ta lë Poin pa një motër ose pa një vëlla. Por, nuk varet vetëm prej meje. 

Reperi gjithashtu na tregoi dhe se çfarë i tërhoqi te Sara që nuk e pa te vajza të tjera?

Pa qenë diçka e bukur nuk të tërheq si fillim. Pastaj edhe të jetë e bukur, po të jetë bosh nuk ka kuptim. Na ka ecur muhabeti shumë mirë dhe shumë shpejt më ka njohur çfarë njeriu jam, e kemi ndihmuar njëri-tjetrin në situata të vështira e të mira. Mos ta marr mësysh tani (qesh).

Ledri na zbuloi dhe një nga bashkëpunimet që do të sjellë duke nënkuptuar se është me këngëtarin Yll Limani , pasi mesa duket këtë verë nuk ka ndërmend të ndalet.

Kënga është me një ‘star’, me një yll.