Celebrities Gossip Showbiz

Planet për të zgjeruar familjen dhe raporti me Einxhel dhe Dagz, Sarah Berisha dhe Dj Pm zbulojnë gjithçka në “Më lër të flas”!

Të ftuarit e parë në këtë episod të “Më lër të flas” ishin një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it që u lidhën së bashku gjatë eksperiencës së tyre në ‘Big Brother VIP’.

Fillimisht, Sarah dhe Dj PM na treguan pse e mbajnë lidhjen e tyre larg rrjeteve sociale?

Sarah: Menduam që duke qenë se për gjithë këto kohë në ‘BBV’ ishim të vëzhguar gjatë gjithë kohës donim të shijonim më shumë privatësinë tonë. 

A do të zgjerojnë familjen  e tyre ashtu si Dagz dhe Einxhel?

PM: Jo.

Po raporti i shumëpërfolur mes dy çifteve PM, Sarah dhe Einxhel- Dagz si është?

PM: Nuk e di pse njerëzit mendojnë që është keq. Unë me Dagz përveçse jemi shokë shumë të mirë ne kemi dhe profesionin. Dagzin e dua si vëllain tim.

Sarah: Pa merak jemi shumë mirë me Einxhel. 

Kush do më shumë nga të dy të ketë fëmijë i pari? Të dy u përgjigjën duke treguar se është PM ai që do të zgjerojë familjen..

A po mendojnë Sarah dhe PM të bashkëjetojnë?

Sarah: Unë gjithe bashkëpunimet i kam më shumë me Tiranën. Prishtina tre orë larg është, për momentin e kam pak të vështirë të largohem,

PM: Edhe unë i kam projektet e mia andej, po faleminderit Zotit është makina.