Film & Tv

Plas te TIFF-i!

TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL është festivali i parë ndërkombëtar i filmit dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme kulturore e krijuar në vitin 2003 është një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike në Ballkan.

Mirëpo, duket se ditët e fundit ka pasur disa keqkuptime në festival, pasi ky i fundit ka nxjerrë një postim në facebook ku sqaron gjithçka. Ja çfarë shkruhet ekzaktësisht në status:

Pasditja e sotme në Kinema Millenium, në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, TIFF, është përfshirë në një incident që ka prodhuar keqkuptime të pazakonta, përfshirë edhe njerëz të njohur të kinemasë, televizionit, jetës publike në vend.

Sot, ishte programuar filmi “Ëinter Fireflies”, i regjisorit Artur Gorishti, i cili me iniciativën personale ka shpërndarë ftesa në celularë, pa u konsultuar a marrë konfirmim nga TIFF.

Theksojmë se Z. Gorishti i janë akorduar 50 vende të lira, të cilat autori i ka shpërndarë fizikisht midis shumë të tjerëve, me të cilët është mjaftuar me një mesazh.

Ndërkohë filmat në TIFF, si në çdo shfaqje tjetër teatri, opere, baleti, apo kinemaje, janë me pagesë, sepse ky i fundit ka paguar Kinemanë 20.000 euro, për të shfaqur filma në 7 netë.

Kjo nuk ishte premierë e filmit, pra Kinemaja nuk është rezervuar nga drejtuesit e këtij prodhimi kinematografik, por nga organizatorët e TIFF dhe ky ishte një prej dhjetra filmave (në garë si çdo film tjetër) të përzgjedhur në disa kategori.

Imagjinoni të vepronte në këtë mënyrë çdo ekip i filmave pjesëmarrës.

Për këtë arsye, TIFF kërkon ndjesë për keqkuptimin e krijuar, por nuk mban përgjegjësi për veprimet e paautorizuara të askujt, qofshin këta edhe filmbërës. Përgjegjësia është tërësisht personale.

Plas te TIFF-i, por ai nuk mban përgjegjësi. Përgjegjësia është personale, siç shkruhet në post. Një veprim i tillë mund të shkatërrojë rendin dhe rregullin sigurisht dhe vetëm në bazë të këtyre mund të ketë një festival dhe një shfaqje të veprave me standarde europiane.