
Aurela Gaçe rikthehet sërish në listë siç vetëm ajo di, plot energji dhe potencë. Artistja ka publikuar “99 sfida” që është padyshim historia e kujtdo prej nesh. Edhe këtë herë Aurela Gaçe ja doli të na çojë zemrat peshë e të na emocionojë fort me fabulën e zgjedhur.
Dhurata shpesh na ka surprizuar me bashkëpunime me artistë të huaj që jo vetëm pëlqehen nga ndjekësit por kthehen në një sukses të vërtetë. E duket se tregu ndërkombëtar ‘i rri më së miri’ bukuroshes, e cila sapo ka publikuar “Yummy” bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Stefflon Don dhe këngëtaren INNA.
Diona Fona këtë dimër ka sjellë “Dimër”, literalisht. Ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me ART, një emër i ri në tregun muzikor. Yll Limani nga ana tjetër ka publikuar hitin e tij të radhës të titulluar “Ulu’, duke na prekur edhe njëherë ‘telat e zemrës’.
Për ta mbyllur listën e kësaj jave me tre emra ‘Big’, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Lubi B. Një kombinim goditës, ashtu si të gjitha projektet që ata kanë sjellë tek publiku gjithmonë. Këtë herë ata na prezantojnë “Hustle për Burek”, një projekt që ne mund ta quajmë si ‘game changer’ të vërtetë.
Powered by The Top List © / Top Awards ©