Albanian’s Hot Top 30, Week of January 24th

Në listën e hiteve më të mira shqiptare të javës, ashtu si dhe javën e kaluar do të njiheni sërish me tetë projekte të reja që janë publikuar së fundmi. Si fillim me rikthimin e grupit 2 Farm, tashmë kemi të publikuar këngën e tyre më të fundit të titulluar “Hero”.

Pas bashkëpunimit me Arilena Arën, Gjon’s Tears na ka mahnitur totalisht me projektin e tij të fundit. Artisti i talentuar ka lançuar “Silhouette” dhe si gjithmonë zëri i tij ka arritur që të rrënqeth sërish. Dafina Zeqiri vazhdon që të publikojë projekte të njëpasnjëshme dhe këtë herë është rradha e bashkëpunimit të saj me Majk, “Më fal”.

Gent Disha dhe Ketjona Pecnikaj, dy nga aktorët kryesorë të serialit të njohur “Snob”, kanë bashkëpunuar gjithashtu në një projekt muzikor të frymëzuar pikërisht nga personazhet që vetë ata luajnë. Pas një periudhe disi të gjatë pauze, Enxhi Nasufi ka sjellë “Lullaby” dhe nga çfarë ka paralajmëruar, projekte të tjera presin që të publikohen nga ajo.

Një tjetër këngë që i bashkohet kësaj jave hiteve më të mira shqiptare është “Akull” nga Anxhelo Koci. Nga ana tjetër kemi Elgit Dodën dhe Romeo Veshaj me “Piloti”, një këngë kjo e nisur si një lojë ‘funny’ por që publiku e pëlqeu shumë. XEX, Robb Daddy dhe Nonejm, janë tre emra të rinj në këtë listë, por që na kanë sjellë këngë kaq ritmike, “Sonte Funky”.

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
2 FARM
Hero
2
Gent Disha, Ketjona Pecnikaj
A mjaftojmë
3
Majk x Dafina Zeqiri
Më Fal
4
Enxhi Nasufi
Lullaby
5
Anxhelo Koci
AKULL
6
Elgit Doda x Romeo Veshaj
Piloti
7
XEX Feat. Robb Daddy x Nonejm
Sonte Funky
8
Gjon's Tears
Silhouette
9
Mc Kresha & Lyrical Son
Hotel Mahalla
10
Mc Kresha ft. Lyrical Son
Paret Lejla
11
Mc Kresha & Lyrical Son ft. Elvana Gjata
Stuhi mbi oqean
12
Mc Kresha & Lyrical Son
Rammstein
13
Alban Skenderaj
Spektatore
14
Sheila Haxhiraj
Me e mira
15
Stine Ft Mr. X
Adrenalina Ime
16
Jonisa
Ego
17
SEMI
Roulette
18
Dj Geek
Love of mine
19
Tan Brama
Like Jackson
20
Stine x G-Bani x Renis
Xhemile
21
Young Zerka
Tik Tak
22
Lumi B ft. Lyrical Son & Mc Kresha
Maje
23
Stresi ft. Bala
Shoqnia
24
Alandy
Vitamin
25
Young Zerka & Og Merks
Tirane London
26
Capital T x Mc Kresha
Heku Qafe
27
Arilena Ara ft Gjon's Tears
Dance Me
28
Elgit Doda
Ku Je
29
Butrint Imeri ft. Don Xhoni
Corazon
30
Samanta
Jeta ime