Albanian’s Hot Top 30, Week of March 6th

Noizy vjen këtë herë me një super bashkëpunim ndërkombëtar, duke bashkuar forcat me Russ Millions, Rondodasosa dhe Capo Piaza. Ata kanë sjellë një projekt të titulluar “Dancer”, mjaft energjik dhe me potencial për të qëndruar gjatë në listat ndërkombëtare. Ky nuk është bashkëpunimi i parë europian për Noizy-n, pasi artisti shpesh herë na suprizon me krijime, duke i sjellë ato me artistë mjaft të njohur.

Eda është një artiste e re, e cila ka sjellë projektin e saj “Një jetë”. Kjo është kënga e saj e parë, por nuk është hera e parë që e shohim artisten në industrinë muzikore. Ajo shumë herë ka bërë “covers” të këngëve të ndryshme dhe ka qenë mjaft e suksesshme në rrjetet sociale, sidomos në platformën e kanalit të saj në YouTube.

Vserlo është një tjetër artist që i bashkohet listës sonë gjatë kësaj jave, i cili vjen me projektin e tij “Hurricane”. Këngëtari ka zgjedhur të këndojë në gjuhën angleze dhe është pritur shumë mirë nga dëgjuesit dhe ndjekësit e tij. Teksti dhe linja melodike është krijuar nga ai vetë. Një hyrje tjetër në “Albanian’s Hot Top 30” është edhe artisti Blleki me projektin e tij “Shkoj”. Kjo këngë e tij ka aritur të bëhet mjaft virale në rrjet që në javën e parë të publikimit.

1
Russ Millions, Noizy, Rondodasosa, Capo Piaza
Dancer
2
Eda
Nje jete
3
Vserlo
Hurricane
4
Blleki
Shkoj
5
Mc Kresha & Lyrical Son
Jerëm
6
Getinjo
Sa ftyra
7
Just X & Tironci
Jeta ime
8
Janex
Loveless
9
Dhurata Dora
Sonne
10
ELAI
Joti
11
Vert
333
12
Luiz Ejlli
Me Ty
13
Aurela Gaçe
Unike
14
Rina
E Kalume
15
Anxhela Peristeri x Stiv
N'endrra
16
Anxhela Peristeri x Stiv
Morena
17
Shpat Deda
T'Huj
18
Yll Limani x Loredana
Kriminele
19
Elhaida Dani
Vetja
20
Vanesa Sono
Aroma jonë
21
Dj Geek ft. Young Zerka, Dafina Zeqiri, Mc Kresha
Nafije
22
Klinti Collaku
Shihemi n’kujtime
23
Rob Daddy
Ndjenjë për ty
24
Aurela Gaçe
99 Sfida
25
Inna x Dhurata Dora x Stefflon Don
Yummy
26
Diona Fona ft ART
Dimer
27
Yll Limani
Ulu
28
Mc Kresha & Lyrical Son ft. Lumi B
Hustle për Burek
29
Besa
Tiki Tiki
30
Sardi
Do Shihna Prap (Avandi Remix)