
Javën e kaluar ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Para se të shpallej fituesi në mesnatë, Luizi dhe Kiara, çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme, kurorëzoi dashurinë në martesë. E ftuar speciale e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi “Si Na” një krijim mjaft të veçantë shumë të bukur të shkruar për albumin e saj dhe i përshtatur për historinë e dashurisë së çiftit Kiara-Luiz.
Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Së fundmi ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja dhe përgatitjen e albumit të tij. Prurja më e re e Ledrit mban titullin “Prek” dhe është një këngë tipike për t’u kërcyer në club.
Nga ana tjetër, një bashkëpunim surprizë i bashkohet playlist-ës së kësaj jave. Bëhet fjalë pikërisht për Anxhela Peristerin dhe G-Bani, të cilët kanë sjellë “Të dua”, një rikrijim të këngës hit të viteve 2000, që G-Bani e solli asokohe me Crazy Girl.
Powered by The Top List © / Top Awards ©