
Vjen këtë javë si hyrje e re në “Albanian’s Hot Top 30” një bashkëpunim midis dy artistëve të rinj, që nuk na e priste mendja që do të ndodhte. Ata janë David Dreshaj dhe Elinel, të cilët kanë sjellë së bashku këngën “Ama Zemrën”. Kombinimi i zërave të tyre ka qenë një përzierje mjaft e veçantë dhe e goditur, duke veçuar gjithashtu edhe tingujt dhe emocionet e ëmbëla të këngës.
I ftuar në emisionin “Më lër të flas” Luiz Ejlli ka rrëfyer se do të vijojë me projekte të tjera muzikore dhe ka zbuluar emrat e disa artistëve me të cilët po planifikon të sjellë bashkëpunime. Luizi tha se tashmë kanë në plan të sjellë duete me disa prej emrave më të njohur të skenës, por edhe këngë të tjera solo. Madje, teksa ishte i ftuar në emision, ai prezantoi dhe projektin e tij të parë që pas daljes nga shtëpia. ”2 shotsa” erdhi në bashkëpunim me Donald Veshaj.
Irma Libohova dhe Ylldrit Jakupaj kanë sjellë baladën më të bukur, dedikuar gjësë më të shtrenjtë që dikush mund të ketë në këtë jetë, nëna. Teksti mjaft poetik dhe fjalët më të ëmbla kushtuar figurës së nënës kanë rrëmbyer zemrat e dëgjuesve, të cilët kanë suportuar këtë projekt dhe kanë vlerësuar tematikën e kësaj kënge. Nga ana tjetër, Mc Kresha gjithmonë suporton artistët e rinj në industri dhe këtë herë vjen në krah të SEMI, të cilët kanë sjellë së bashku këngën hip hop titulluar “Lotto”.
Powered by The Top List © / Top Awards ©