
Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të re titulluar “Si Yll”, të cilën ajo e performoi për herë të parë në Color Day Festival. Menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë vlerësime dhe komente pozitive nga dëgjuesit. Sardi ka nxjerrë gjithashtu projektin e tij më të ri, “Te Ana”, ku është shoqëruar edhe me videoklip. Kënga që në titull kuptohet që është një dedikim dhe vjen me notat më të ëmbla kushtuar dashurisë.
U bënë disa muaj nga kur u kuptua se Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësive, madje për t’u bërë shokë. Së fundmi, ata ndezën sërish rrjetin, duke paralajmëruar se midis tyre do të ndodhte edhe një bashkëpunim muzikor. Më në fund, ai u publikua dhe mban emrin “Medalioni”. Një bashkëpunim tjetër vjen edhe midis Shkodra Elektronike e FanFara Tirana , të cilët vijnë me “Vaj Si Kenka Ba Dynjaja”. Edhe pse ka shumë ritëm, teksti i saj është mjaft emocional dhe një mesazh i fuqishëm për botën.
Së bashku, ato kanë krijuar shumë hite dhe “Luj” është një ndër to. Dhurata Dora dhe Elvana Gjata vijnë këtë javë me këtë projekt mjaft energjik, i cili ka sunduar çdo ambient. Kënga është pjesë e albumit “Dhurata”, të cilën këngëtarja e ka emërtuar pas emrit të saj. Bjorni Linza bëhet gjithashtu pjesë e Albanian’s Hot Top 30 me këngën e tij të parë titulluar “Malet Lëvizën”, të cilën artisti ia ka dedikuar burimit të jetës, Zotit.
Powered by The Top List © / Top Awards ©