Albanian’s Hot Top 30, Week of November 14th

Kryefjala e ditëve të fundit ka qenë padyhim Flori Mumajesi. Deklaratat e tij të fundit kanë bërë xhiron e rrjetit këto ditë. Artisti para pak ditësh publikoi disa video në Instagramin e tij ku i drejtohej fansave se ka fshirë disa prej këngëve të tij më të njohura nga platforma YouTube.

Megjithatë, një ditë pas gjithë kësaj situate, Flori vjen me të tjera deklarata ku shprehet se këngët e fshira tani janë rikthyer sërish. E sikur të mos mjaftonte gjithë kjo ‘zhurmë’, Flori sigurohet që të hedhë ‘bombën’ e fundit. Artisti ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Mbaroj për ty”. Me këtë projekt ai shënoi kështu dhe rikthimin e tij në muzikë pas një periudhe të gjatë.

Pak pasi publikoi projektin e saj, dy këngë në një të vetme, Ya Nina sjell prurjen e re. “Merri” mban titullin kënga më e re e saj, në të cilën e shohim me tone pak më të buta dhe melankolike. Albora nga ana tjetër është një emër i ri që i bashkohet playlist-ës, por një artiste shumë e talentuar. Për të mbyllur hyrjet e reja këtë javë në “Albanian’s Hot Top 30”, kemi reperin Elai me “Truni terr”, një projekt i paralajmëruar prej kohësh dhe që më në fund u publikua.

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
Flori Mumajesi
Mbaroj per ty
2
Ya Nina
Merri
3
Albora
Hala
4
Elai
Truni Terr
5
Yll Limani
Malet
6
Kida
Ma lujte
7
Gjon’s Tears
Pure
8
Majk X Bardhi
Përgjithmonë
9
Shpat Deda
T'Huj
10
Alban Chela
Lonely
11
Fero
Gorilla Muzik
12
lluni
Top 3
13
KENNZ
HARROVE
14
Sin Boy
#31#
15
Ya Nina
A po don / Kiss Kiss
16
KRAS
Rrefime
17
Eneda Tarifa
Kjani Trima
18
Art Abazi
Jeta
19
Don Xhoni x Era Istrefi
Hala
20
La Fazani
Fluturoj
21
RØN x Dafina Zeqiri
Boma ni tel
22
SYTË
Sirena
23
ELINEL x Numen
Ska tjeter
24
KOKA
Eudaimonia
25
Besa x Lyrical Son
Si Kalama, Machoman
26
Akrepi
Ballando
27
Semi Jaupaj
Nah
28
Bardhi
Zhytem x Prap
29
Retrovizorja
Mist
30
Retrovizorja
Si të humba ty