
Padyshim që MatoLale është një nga reperët më të rinj dhe më të talentuar në tregun muzikor shqiptar. Këtë ai e ka vërtetuar edhe me projektin e tij të fundit, titulluar “E Fundit”, ku edhe njëherë vërteton stilin e tij mjaft të veçantë të krijmtarisë muzikore.
Redina Trieshi është një artiste e re në tregun muzikor shqiptar, por projektet e saj ndër vite kanë qenë mjaft të dëgjuara e të suksesshme. Së fundmi, ajo vjen me këngën “Eja me mua”, një dedikim dashurie duke e sjellë me nota ritmike.
Ledri Vula vjen sërish me muzikë, pas realizimit të albumit të tij. Kënga titullohet “Paranormal” dhe flet në lidhje me marrëdhëniet që artisti ka krijuar në industrinë muzikore dhe ato personale, ku sipas dëgjuesve ka tekste të nënkuptuara edhe për ish-partneret e tij.
Artistja e mirënjohur Tuna vjen në një bashkëpunim të ri me Markel Gogën, ku të dy kanë sjellë këngën titulluar “ANI”. Zëri i të dyve shkrihet shumë mirë me njëri-tjetrin, gjë që e bën akoma edhe më të bukur këtë realizim. Nga ana tjetër, Benny Bee vjen me projektin e tij të dytë muzikor titulluar “Pa Mu”, të cilin ai e sjell edhe si shkrirje të këngës “Pashë dy sytë në ballë”.
Powered by The Top List © / Top Awards ©