Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj mori një hov mjaft të madh në muzikë. Shumë shpejt ajo erdhi me projekte të njëpasnjëshme. Tani ajo ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Nah”, një titull të cilin ajo e mendoi të fundit pasi çdo gjë tjetër ishte gati në lidhje me projektin. Megjithatë aspak keq apo jo?
E mbani mend Akrepin nga “Moj Xhoana moj”? Pyetje retorike kjo, sigurisht që ju kujtohet! Epo tani, ai vjen në playlist-ën e hiteve me të mira shqiptare me “Ballando”, një projekt me një ‘vibe’ interesant.
Pasi performoi dy nga hitet e saj të reja në “A Live Night”, “Si kalama” dhe “Machoman”, të gjithë ishim shumë kuriozë për t’i parë të përfunduar këto projekte. Tashmë ato janë publikuar dhe Besa nuk na ka zhgënjyer aspak, ishin tamam ajo që prisnim. “Si kalama” vjen si një bashkëpunim me Lyrical Son ndërsa “Machoman”, solo.
Koka sjell videon e “Eudaimonia” nga albumi me të njëjtin titull dhe padyshim që është ‘tjetër nivel’. Nga ana tjetër kemi dhe një bashkëpunim mes Elinel dhe Numen, dy artistë që vlen të thuhet se kanë bërë gjithmonë diferencën në tregun muzikor shqiptar.
Powered by The Top List © / Top Awards ©