Dj Vini – Selected By

Ervin Xhixho, i njohur si Dj Vini, ka filluar të luaj muzikë që në vitin 1996 në disa prej clube-ve të qytetit të tij të lindjes, Sarandë.  Në fund të vitit 1999 i bashkohet Top Albania Radios, si Dj profesionist. U bë i njohur me emisionin shumë të ndjekur “Radiomania”, të cilin e ka mbuluar teknikisht nga viti 2000-2005. Gjithashtu, gjatë viteve të para të punës në TAR ai mbulonte dhe emisionin “Goodmorning Albania”.

Paralelisht atë kohë ka punuar dhe në montazh me intervistat e “Disco-Lancio”, ka ideuar dhe transmetuar për disa vite emisionin “Surprise”, si dhe ka punuar për shumë jingla, sigla të radios dhe emisioneve të saj. Gjatë viteve të punës në TAR ka qenë i ftuar si Dj në clubet më në zë në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ndërkohë dhe në “Summer Dance” çdo verë në TAR miksonte live përzgjedhjet e tij muzikore të premteve pasdite.  Aktualisht në TAR, mbulon teknikisht si dhe përzgjedh muzikën në “Wake Up” si dhe mbulon pjesen teknike e artistike të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Adi Pojana.

Përzgjedhjen e tij muzikore së bashku me prezantimin dhe informacionet shoqëruese e dëgjoni në radhën e tij në “Selected by” të dielën në orën 20:00-22:00. Dj Vini është dhe autor i një dokumentari realizuar për fillimet e Top Albania Radios, të cilin e gjeni në kanalin e Top Albania Radios në YouTube.

1
Sash!
La Primavera
2
U.S.U.R.A.
Open Your Mind
3
The Prodigy
Out Of Space
4
Ace of Base
Happy Nation
5
Dr Alban
One Love
6
Magic Affair
Omen III
7
Dario G
Sunchyme
8
2 Brothers on the 4th floor
Never Alone
9
La Bouche
Sweet Dreams
10
Backstreet Boys
Quit Playing Games
11
Backstreet Boys
Everybody
12
Backstreet Boys
I Want It That Way
13
Smash Mouth
I'm A Believer
14
Loft
Hold on
15
Smash Mouth
All Star
16
The Verve
Bitter Sweet Symphony
17
Metallica
Nothing Else Matters
18
Extreme
More Than Words
19
Michael Jackson
Earth Song
20
Tracy Chapman
Give Me One Reason