
Dj Vini, një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, ndër ata që kanë më shumë vite që punojnë në familjen e madhe të kësaj radio dhe ndër ata që punën e bën me shumë pasion. Aktualisht në TAR, mbulon teknikisht si dhe përzgjedh muzikën në “Wake Up” si dhe mbulon pjesën teknike e artistike të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Adi Pojana.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i një viti të ri, e me shpresën që do të jetë një vit akoma dhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Patjetër që me përzgjedhjen muzikore të Dj Vinit jemi njohur gjatë të dielave në “Selected By” në Top Albania Radio, ku ai na ka lënë të shijojmë disa nga hitet më të mira ndër vite, por këtë herë Vini do të na njohë me një tjetër playlist, atë të 20 këngëve më të mira të vitit sipas tij. Zbulojini ato…