Teksa një tjetër javë e ftohtë dhjetori po nis, pse të mos e shijojmë nën ritmet e muzikës më të mirë të përzgjedhur nga ne. Të gjithë fansat e Alicia Keys do të lumturohen pasi këngëtarja vjen në këtë listë këngën më romantike të mundshme, “Only You”. Këshillë: Do të donit që t’ja kushtonit partnerit tuaj!
Pas hitit të javës së kaluar, “Stand Up”, i cili rezultoi i suksesshëm, një tjetër projekt nga Tierra Whack vjen në listë këtë javë. Është fjala për “Body Of Water”, tejet interesante apo jo. Nuk gabuam kur para disa javësh thamë se Ne-Yo është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Këtë herë artisti ka ardhur në një bashkëpunim me Yung Bleu, “Stay Down” që nuk do t’ju zhgënjejë.
Por si mund të mungonte hiti më i fundit nga Rita Ora me Sam Feldt, “Follow Me”, i publikuar së fundmi? Si ju duk juve? Nga ana tjetër, të gjithë e dimë që French Montana, Doja Cat dhe Saweetie janë artistë ‘të paparë’, por çfarë ndosh kur ata bëhen bashkë në një projekt të vetëm? Një fjalë… Flakë!