Troye Sivan dhe PNAU e dinë se çfarë na duhet për t’i dhënë fund vitit 2022, një këngë vallëzimi. Pas suksesit të “Cold Heart”, PNAU bashkoi forcat me Sivan për këngën e tyre të fundit “You Know What I Need”. “You Know What I Need” shënon këngën e parë origjinale të re nga PNAU këtë vit.
Pasi bëri një pushim nga muzika dhe performancat live gjatë pandemisë për t’u fokusuar në albumin e tij të dytë, këngëtari i hitit “Someone You Loved” është rikthyer dhe është më i fuqishëm se kurrë. Po flasim për Lewis Capaldi, i cili ka publikuar këngën e tij të re “Pointless” dhe që tani fansat janë ‘çmendur’ pas kësaj kënge.
The Weeknd i është bashkuar së fundmi trendit të rikthimit ‘në jetë’ të këngëve të vjetra. Ai ka ardhur në një bashkëpunim me producentin Metro Boomin dhe reperin 21 Savage duke rikrijuar projektin e Mario Winans, “I Don’t Wanna Know”. Kënga e re quhet “Creepin” dhe një pjesë e saj është refreni i hitit të vitit 2016.