Nuk ndodh shpesh që yjet të bëhen bashkë, por kur e bëjnë këtë, ne jemi shumë mirënjohës. Legjendat e DJ-ve, David Guetta dhe Galantis janë bashkuar me artistin dhe kompozitorin MNEK për këngën e tyre të fundit “Damn (You’ve Got Me Saying)”. Kjo është hera e parë që artistët kanë punuar të gjithë së bashku, megjithatë, David Guetta dhe Galantis publikuan “Heartbreak Anthem” me Little Mix vitin e kaluar.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ka publikuar hitin e saj më të ri që mban titullin “Weapons”. Ky është një projekt që padyshim do t’ju bëjë të ndiheni të pathyeshëm dhe gati për të kërcyer. Mos na thoni pastaj që nuk ju paralajmëruam…
Na kishte marrë malli për zërin e James Arthur. Por tani do të mund ta kompensojmë kohën e humbur me “Lose You”, projekt i sjellë së bashku me Afrojack. Për ta mbyllur ashtu si duhet përzgjedhjen tonë muzikore, ju ugjerojmë të dëgjoni Jovanotti me “Se lo senti lo sai”, artist qënuk gabon kurrë…