Shawn Mendes do të na bëjë të ndihemi sikur jemi në majë të botës. “Top Of The World” mban titullin kënga e tij e re që është gjithashtu kolonazanore e filmit “Lyle, Lyle, Crocodile”. Sado e çuditshme që mund t’ju tingëllojë, Nessa Barrett thotë se është e lodhur nga Kalifornia. Epo, ka edhe kështu…
Sipas studimeve, sindroma e ‘zemrës së thyer’ të shkakton vërtet dhimbje fizike. Por a mund të vdesësh nga një zemër e thyer?! Dëgjoni se çfarë thotë Olly Murs tek “Die of a Broken Heart”.
Charlie Puth i thotë vetes së tij ‘dështak’ tek kënga më e re. Fundja si mund të quhesh ndryshe kur e ke humbur ‘atë’?! Epo, kjo këngë duket fiks si një autokritikë. Sa prej jush janë ndjerë ndonjëherë si Charlie Puth në jetën e tyre? Për të mos përmendur pastaj videoklipin mjaft interesant që të çon në Perëndimin e egër.