Ed Sheeran si ‘anime’, shfaqet në videoklipin e ri “Celestial”. Kënga është krijuar për Pokemon Scarlet dhe Violet që do të shfaqet brenda lojës së njohur. Në videon muzikore, Sheeran bën aktivitete të zakonshme (zgjimi, gatimi dhe ecja) me ndihmën e Pokemon. Videoja muzikore rrotullohet mes realitetit dhe animacionit 2D, duke kulmuar përfundimisht në një skenë ku Sheeran duket si një drejtues palestre, duke dërguar ekipin e tij kundër Mewtwo të gjithëfuqishëm.
“Bloody Samaritan” është një hit që na ka shoqëruar gati çdo ditë nëpër rrjete sociale. Tani me këtë remix të Ayra Starr dhe Kelly Rowland, po ju japim një ide për muzikën në sfond të videos suaj të ardhshme në Instagram. Nga ana tjetër KSI është aty për të na kujtuar se vera mbaroi me “Summer Is Over”…