
Shakira publikoi këngën e saj të re të titulluar “El Jefe”, që do të thotë “bosi” dhe përsëri u duk si dedikim për ish-burrin e saj, Gerard Pique. Ylli kolumbian u bashkua me grupin meksikan me bazë në SHBA, Fuerza Régida për këngën spanjolle, e cila tregon historinë e një njeriu të klasës punëtore që ëndërron të largohet nga qyteti i tij i vogël dhe të bëhet një “bos me potencial”. Ajo dëshmoi edhe një herë se zemërimi i saj ndaj ish-futbollistit nuk ka mbaruar. I xhiruar në Miami, ku ylli i popit tani jeton pas ndarjes së saj nga Pique, videoklipi paraqet këngëtarin e Fuerza Régida JOP si një punëtore lokale në fabrikë.
Kylie Monogue, e cila ende në moshën 55-vjeçare ka vazhduar t’i shërbejë inudstrisë muzikore, ka publikur projektin e ri të titulluar “Hold On To Now”. Kënga do të jetë pjesë e albumit të saj të ri, albumi i gjashtëmbëdhjetë në studio, “Tension”. Tre vjet pas daljes së saj të fundit, ajo mbajti në pëllëmbë të duarve listat ndërkombëtare me hitin e saj surprizë të verës, “Padam Padam”. Kudo, nga baret lokale të homoseksualëve deri në rrugë e luanin këngën në mënyrë të përsëritur, duke nxitur tendencat sociale dhe duke e vendosur Kylie përsëri në krye të listave të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Do të jetë po i njëjti sukses edhe këtë herë?!
“Slime You Out” është kënga kryesore e shoqëruar nga SZA në albumin e tetë të shumëpritur në studio të Drake, “For All The Dogs”. Në këngë, të dy artistët lundrojnë mbi temat e përdorimit nga ish-të dashuruarit e tyre, ndërkohë që ndajnë ndjenjat e tyre personale, duke zbuluar prirjet e tyre dashakeqe ndaj gjinisë së kundërt. Prodhimi i këngës ka përdorim të madh të baterive dhe basit ndërsa maskohet nga tingulli i këndshëm i një tastierë, duke luajtur në ndjesinë e zërit të Drake dhe SZA, duke përputhur tonin e fortë R&B të këngës.