
Piri & Tommy vijnë me “On & On” këtë javë të re dhe mesa duket paska një histori të veçantë pas kësaj. Kënga u shkruajt pasi ata për herë të parë në jetën e tyre u përballën me një situatë të vështirë, pa para, pa punë, pa qëllim në jetë…
Mirëpo sipas tyre ka diçka në lidhje me atmosferën e festivalit në Mbretërinë e Bashkuar që edhe kur jeni të rraskapitur, ekziston vetëm kjo përpjekje e çmendur për të vazhduar kërcimin dhe për të vazhduar jetën dhe kjo është ajo që ata u përpoqën të transmetonin me këtë këngë… ‘Show must go on’, apo jo?!
Kthehemi pak pas në kohë në periudhën e vërtetë të shkëlqimit të Justin Timberlake (nuk po themi që tani është venitur, por gjithsesi). “Cry me a river” na kujtohet që edhe brezi i ri e performonte a thua se e kishin përjetuar dhimbjen e dashurisë. Nga ana tjetër Rihanna na sjell ndër mend “Umbrella”, por sa keq që nuk po shohim pak kohë me shi që ta përjetojmë dhe ta shijojmë më shumë këtë këngë…