
Këtë javë e zhvendosim plotësisht fokusin tek kolonazanoret e filmave. Duket se kohët e fundit filmi “Elvis” ka qenë kryefjalë dhe pas Doja Cat me “Vegas”, një tjetër këngë vjen kësaj here nga Kacey Musgraves, “Can’t Help Falling in Love”. Përmendim këtu gjithashtu Idina Menzel me “Material Girl”, pjesë e filmit “Cinderella”. Megjithatë të mos harrojmë dhe filmat e animuar pasi kanë rëndësinë e tyre. E kujt nuk i pëlqejnë Minons-at?! H.E.R. ka sjellë dhe “Dance To The Music” nga “The Rise Of Gru”.
Një vend të veçantë në playlist-ën e kësaj jave mban sigurisht Ozzy Osbourne, i cili së bashku me Jeff Beck vijnë me “Patient Number 9”. Le të themi që nuk e ka humbur kurrë stilin e tij, apo jo? Joan Jett na kujton dhe njëherë një nga këngët më ikonike të të gjitha kohërave, “I Love Rock ‘N Roll”. Për t’u kthyer pastaj më në të tashmen, mirëpresim një nga këngët që jemi duke e dëgjuar kudo kohët e fundit. Është Elley Duhé me “Middle of the night”.