Bota

Plazhi i famshëm ndalon pirjen e duhanit, gjoba deri në 500 euro!

Bashkia e Caprit ka vendosur masa kufizuese në plazhe, për të gjithë ata qytetarë që pinë duhan. Masat për ndalimin e pirjes së duhanit në plazhet e Caprit, hyri në fuqi para disa orësh ndërsa ditët e fundit kryetari i bashkisë, Paolo Falco kishte firmosur urdhëresën përkatëse. Ndërkaq policia bashkiake abarkoi në terren për zbatimin e dispozitës.

Autoritetet vendore kanë parashikuar për shkelësit, gjoba deri në 500 euro. Për duhanpirësit do të jetë e mundur të ndezin një cigare në plazh, “vetëm në zona të shënuara posaçërisht”. Në urdhëresë, kryebashkiaku kujton se “pirja e duhanit rezulton të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjes dhe paaftësisë së popullatës, si për të justifikuar nismën e administratave publike, që synojnë dekurajimin e kësaj prirjeje jo të shëndetshme”.

E gjithë kjo justifikon miratimin e rregulloreve më të rrepta edhe në lidhje me hapësirat e hapura të frekuentuara nga subjekte më vulnerabël, si fëmijët dhe gratë shtatzëna. Dhe urdhëresa nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e shëndetit, por edhe me “dekorimin urban dhe natyror”.