Celebrities Gossip Showbiz

“Plot”, Nevina Shtylla rrëfen se sa operacione plastike ka kryer!

Nevina Shtylla është një nga prezantueset më të ëmbla të televizionit shqiptar edhe pse nuk është shpesh në qendër të portaleve për skandale apo jetën e saj personale që e ruan në mënyrë hermetike. Bukuroshja gjithmonë është përfolur për thjeshtësinë dhe natyralitetin e saj, megjithatë kjo nuk i ndalon disa ndjekës të dyshojnë se mund të ketë ndërhyrë me ndonjë operacion plastik.

Në një bisedë online të bërë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, Nevina si edhe shumë vajza të tjera të showbiz-it nuk i ka shpëtuar pyetjes se sa ndërhyrje kirurgjikale ka bërë. Dhe prezantuesja nuk ka ngurruar të kthejë një përgjigje shumë ironike. Teksa ka publikuar një foto të sajën ku ka përdorur një filtër që duket sikur ka bërë shumë ‘fillers’ dhe krahas ka shkruar.

Plot 

Është përfolur prej vitesh tanimë lidhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, por asnjëherë nuk është pranuar nga vetë ajo, madje disa herë edhe e ka mohuar të jetë në një lidhje.

Por, para disa muajsh bukuroshja brune tregoi se nuk e ka më problem ta pranoj hapur këtë fakt. E pyetur nga një ndjekës në “Ask me a question” në Instagram nëse është ende beqare, ajo u përgjigj në menyrë ironike, se po është dhe krahas saj postoi foton me partnerin e saj duke na ngrohur zemrat të gjithëve me këtë foto kaq romantike.

Dukeqënëse, Nevina rezervohet për jetën e saj private në publik, me këtë hap ajo i çoi gjërat në një tjetër nivel.

Rikujtojmë se, projekti muzikor i fundit nga Capital T “Buzëqeshje” u përfol shumë për pjesëmarrjen e prezantueses në klip si protagoniste.