Celebrities Gossip Showbiz

Pluhur ka po nuk ka profesionistë tha Bora dhe Donaldi ‘mori situatën në dorë’!

Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. Aktori është mjaft i përfolur për marrëdhënien e tij me dy vajza shumë të njohura të showbiz-it, Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj e gjithashtu për angazhimin e tij në muzikë së fundmi.

E ashtu si aktori ka dhënë ‘sinjalet’ e tij duket se po kërkon një ribashkim me prezantuesen bukuroshe. Dashamirësit e dyshes kanë kapur së fundmi një detaj tjetër shumë interesant. Gjithçka nisi nga një foto e postuar nga vetë Bora para disa ditësh, ku teksa ndodhej në kuzhinë, në mbishkrimin e fotos kishte shkruar: “Pluhur ka po s’ka profesionistë”. E disa orë më parë ka qenë Donaldi ai që ka shpërndarë një foto ku duket me një leckë në dorë.

Epo, Bora mos thuaj kot që nuk ka profesionistë…

Me anë të një Instastory të bërë pak ditë më parë, Donaldi u rrëfye si kurrë më parë te ndjekësit e tij. Ai tregoi se përpos gjithë çfarë ka treguar publikisht gjatë qëndrimit të tij në ‘BBV’ nuk dëshiron më që përflitet për jetën e tij personale.