Bota Tech

Pluhuri i hënës nga Apollo 11 në 1969 doli në ankand, NASA ndalon shitjen!

Siç rezulton së fundmi, përpjekja për të shitur pluhurin e hënës që nxirrej nga stomaku i buburrecave, në të vërtetë dëmton NASA-n. Këtë herë ankandi u bllokua me thirrjen “Na ktheni pluhurin e hënës, është i qeverisë”. Ishte NASA ajo që pretendoi pronësinë e materialit që vinte nga misioni Apollo 11 i vitit 1969 dhe që duhej të dilte në ankand në Boston për “RR Auction”, me një start prej 400 mijë dollarësh.

Dheu që do të dilte në ankand, që më pas u tërhoq, u ishte dhënë më herët buburrecave për një eksperiment për të përcaktuar nëse materiali hënor përmbante patogjenë që mund të përbënin një kërcënim për jetën tokësore. Kjo mbetet një fitore për Agjencinë Hapësinore të SHBA-së.

Një blerës anonim, me një ofertë gati 500 mijë dollarë, në muajin prill mori legalisht 5 mostra alumini të mikroskopit elektronik skanues, secila e mbuluar me një shirit karboni me diametër prej rreth 10 milimetra, që përmban pluhurin e Hënës të mbledhur nga astronauti Neil Armstrong në vitin 1969 dhe i çertifikuar nga vetë NASA. Mosmarrëveshja gjyqësore nuk kishte arritur të ndalonte ankandin e mbajtur atë kohë nga Bonhams në Nju Jork. në letrën që avokati i Agjencisë i dërgoi drejtuesit të ankandit për ta ndalur atë, thuhej:

Të gjitha mostrat e Apollo 11 i përkasin NASA-s dhe asnjë personi apo subjekti tjetër nuk i është dhënë leja për t’i mbajtur ato pas analizës ose përdorimit tjetër për çfarëdo qëllimi, veçanërisht për shitje.

Misioni u realizua, sepse materiali i eksperimentit që ishte shitur në ankand, duke përfshirë një shishkë me rreth 40 miligramë pluhur hëne dhe tre kufoma buburrecash, do të duhej të shitej për të paktën 400 mijë dollarë. Në një letër të mëvonshme, avokati i NASA-s i kërkoi “RR Auction” të bashkëpunonte me pronarin aktual të materialit në mënyrë që gjithçka t’i kthehet qeverisë amerikane. Mark Zaid, avokat i shtëpisë së ankandeve u shpreh:

Ne kemi punuar tashmë me NASA-n dhe kemi bashkëpunuar gjithmonë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara kur pretendojmë objekte. Ne duam të veprojmë në mënyrë të përshtatshme dhe të ligjshme.

Me misionin Apollo 11, më shumë se 21 kilogramë shkëmb hënor mbërritën në Tokë: disa u ushqyen me insekte, peshq dhe krijesa të tjera të vogla për të studiuar reagimin e tyre. Dhe brumbujt e ushqyer me pluhurin e hënës u dërguan në Universitetin e Minesotës ku entomologia Marion Brooks i studioi.