Aktualitet

‘Plumbi i artë’, 18 të akuzuarit njihen sot me masën e sigurisë! I penduari Dumani e mëson në spital! policia ngatërron një prej të pandehurve; sjell gabimisht një tjetër

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit do të njihen sot me masat e sigurisë në GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Nuredin Dumanit i është komunikuar të parit masa në ambientet e veçanta të një spitali. Për arsye sigurie mbahet i ruajtur me masa të posaçme. Dumani është lënë në ‘Arrest ne qeli’.

Për arsye sigurie masa i është komunikuar veçmas edhe të penduarit tjetër Henrik Hoxhaj si dhe ish-drejtuesit të policisë Leonard Palushi. Pritet që të dalin para GJKKO 15 të arrestuarit e tjerë.

Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhës, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit.

Mes emrave të tjerë të shpallur në kërkim janë Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja dhe avokati Alban Bengasi për të cilin burimet thonë se ka manipuluar provat për dy vrasje në favor të grupeve kriminale. Po ashtu, si pasojë e konflikteve që kishte me bashkëshorten, avokati është konstatuar në përgjime duke i kërkuar grupeve kriminale të djegin e makinës e gruas me të cilën po divorcohej.

Në mesin e të ndaluarve, është edhe një efektiv polici në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan, që dyshohet se u jepte informacion grupeve kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Nuredin Dumani i konsideruar një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativë të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të, u vu në pranga ushtari i tij, Henrin Hoxhaj që e ndihmoi në arratinë e shkurtër. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit që mbeti i plagosur në përballjen me Talo Çelën, ndihmuan SPAK në zbërthimin e grupeve kriminale. Hetimet që zbërthyen vrasjet e bujshme në Shqipëri po drejtohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe dy prokurorë të SPAK, Dolorez Musabelliu dhe Behar Dibra.

14 të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” të arrestuar gjatë operacionit (me të cilat njihen sot)
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

 

Super gafë në GJKKO, policia ngatërron Ilirjan Feçin, sjell në seancë një tjetër

Seanca e sotme në ‘Plumbi i artë’ në GJKKO është shënuar edhe me një super gafë.

Është sjellë në gjykatë një qytetar tjetër në vend të Ilirian Feçit i cili mbahet ne burgun e Shën Kollit.

2 prej të arrestuarve nga ‘Plumbi i artë’ nuk kanë para për avokat! Ua cakton shteti

Florian Çekrezi dhe Asllan Plaku janë dy prej të arrestuarve nga operacioni ‘Plumbi i artë’ që nuk kanë marrë avokat pasi pretendojnë se nuk kanë para. Avokati për ta është caktuar kryesisht./shqiptarja