Celebrities Gossip Showbiz

Po Brunon e “Për’puthen” me Kidën çfarë i lidh së bashku? Dyshja fotografohen…

“Për’Puthen” është një nga programet që prej dy vitesh po tërheq shumë vëmendjen e publikut. Debatet, takimet e dashurisë dhe jo vetëm e kanë bërë “Për’Puthen” një prej programeve më të ndjekura. Konkurrentët menjëherë arrijnë të fitojnë shumë famë dhe kështu ka ndodhur me një prej tyre.

Bruno është një nga personazhet më të përfolura në program dhe së fundmi ai ka publikuar në Instastory një foto me këngëtaren e njohur Kida. Të gjithë i ka habitur kjo foto duke shtuar dyshimet se mes dyshes mund të ketë ndonjë bashkëpunim profesional, ku Bruno mund të jetë model në klipin e ardhshëm të këngëtares.

Së fundmi, Bruno ka patur shumë debate me konkurrentë të tjerë në “Për’Puthen” duke fituar kështu shumë vëmendje nga publiku. Në ‘prime-n’ e së shtunës, ai pati një debat shumë të fortë që degardoi në ofendime me ish-in e Alvisës, një prej vajzave me të cilëb Bruno është shumë i afërt.

Atij gjithashtu i është deklaruar hapur nga njëra prej vajzave se ka pëlqim ndaj tij dhe ajo është Mikela. Kjo e fundit tregon shumë shpesh hapur xhelozinë ndaj vajzave të tjera të cilat i afrohen Brunos.