Celebrities Live From Tirana Showbiz

Po çmenden ndjekësit në Instagram! Zbuloni shifrat e shtuara të ‘followers-ave’!

Si mund të jetë një fundjavë e plotësuar pa rubrikën tuaj më të dashur, vetëm në Top Albania Radio, “Social Top 5”.

Së bashku me Ksenja Shoshaj dhe Elios Shuli do të zbuloni të rejat më të fundit nga jeta e VIP-ave ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë. Cilat janë më të preferuar e cilët më pak të pëlqyer, do t’i zbuloni me anë të renditjes së shtimit të ndjekësve, duke nisur nga ata personazhe që kanë fituar më pak ndjekës e deri tek ata që kanë kryesuar me shtimin e ndjekësve të tyre.

‘Followers-it’ në Instagram duket se po çmenden, lëvizje të shumta brenda një jave lënë të kuptohet impaktin e madh që kanë yjet në publik.

Le të nisim sot me personazhin shqiptar i cili ka humbur më shumë ndjekës, Mevlan Shaba. Së fundmi ai ka rimarrë llogarinë e tij në Instagram, pas një incidenti të vogël, por duket se sërish ai është në rënie ndjekësish, këtë herë me 4K.

Personazhe të huaj:

5- Në vend të pestë është këngëtarja Olivia Rodrigo, ajo ka shtuar 400K ndjekës këtë javë. Kjo mendohet prej fotos së saj me Joe Biden si dhe projektet e reja muzikore.

4- Rihanna i shtohet listës së Top5, asaj i janë shtuar 1M ndjekës.

3- Në vend të tretë është Kim Kardashian, ajo ka shtuar 2M ndjekës.

2- Vendin e dytë e zë Cristiano Ronaldo, i cili ka shtuar 3M ndjekës.

1- Jennifer Lopez kryeson pasi i janë shtuar 4M ndjekës në Instagramin e saj.

Personazhe shqiptarë:

4- Samanta Karavella ka shtuar 1K ndjekës.

3- Një hyrje në Top5 ka bërë Fatma Methasani, ajo ka shtuar 2K ndjekës.

2- Në vendin e dytë qëndron këngëtari shumë i dashur, Ermal Fejzullahu. Ai ka shtuar 7K ndjekës.

1- Butrint Imeri zë vendin e parë me 7K ndjekës të shtuar.