Bota Botë e Çuditshme

Po darkonin dhe papritur e gjejnë veten në det, shembja e restorantit në Stamboll krijon panik!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Stamboll. Një pjesë e restorantit dhe ballkoni buzë detit, u shëmb para disa orësh në lagjen Bebek të Stambollit. Sipas burimeve, personat kanë rënë në det dhe po punohet për shpëtimin e tyre. Katër persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Në videot e publikuara shihen njerëz në ujë, duke tentuar të dalin jashtë.

https://twitter.com/yirmiucderece/status/1606360303960195082?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1606360303960195082%7Ctwgr%5Eeff6576a3dfa167f5a5f84a865c2d4c75c97ab19%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fshembet-restoranti-ne-stamboll-njerezit-bien-ne-det%2F

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë vijoi për orë të tëra. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore.