Celebrities Gossip Showbiz

Po e dëgjuat mirë, Don Xhoni ‘merr peng’ Yll Limanin!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Yll Limani dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët e shakatë që tregojnë afrimitetin mes tyre. Ka qenë fillimisht Ylli ai që në një ‘video’ plot humor ka treguar se Don Xhoni e ka “marrë peng”.

Pas koncertit sonte ky ka ardhur me njerëzit e tij dhe më ka marrë mund të them peng. Ndihmë, më ndihmoni. 

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 28 milion klikime në platformën YouTube.