Celebrities Gossip Showbiz

“Po jetoj momentin…”/Kështu zgjedh t’i përgjigjet komenteve Julia Fox ndaj lidhjes me Kanye West!

Së fundmi aktorja 31-vjeçare ka bërë një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me reperin Kanye West në episodin e fundit të podcast-it të saj të “Forbidden Fruits”, duke u shprehur se  thjesht po jeton momentin dhe nuk ka asnjë pritshmëri tjetër.

Janë vetëm njerëzit që e bëjnë njëri-tjetrin të ndihen më mirë. Është vërtet si një lidhje e tillë e shenjave Binjak/Ujor. Është shumë frymëzuese. Mendjet tona, ne të dy funksionojmë shumë mirë; ne mbajmë hapin me njëri-tjetrin, gjë që është e lezetshme.

Ylli i “Uncut Gems” vazhdoi të lavdëronte 44-vjeçarin, për atë lloj personaliteti ku çdo ide mund të bëhet realitet.

Çdo gjë është e mundur, çdo ëndërr është e mundur. Dhe unë e dua këtë! Dhe ai është thjesht një person i tillë. Ai thotë, “Le ta bëjmë tani. Mos prit.Është sinqerisht thjesht një nder të jesh në praninë e tij dhe të jesh në gjendje të përjetosh historitë që janë duke ndodhur.

Sipas aktores, marrëdhënia e tyre nuk është një surprizë për njerëzit që i njohin të dy personalisht. Ajo tha se:

Të gjithë njerëzit që kemi të përbashkët, si miq të përbashkët, më kanë dërguar mesazhe si “O Zot, kjo ka shumë kuptim”.

Komentet e Fox-it në podcast-in e saj vijnë pasi ajo dhe reperi i “Heaven and Hell” u fotografuan pas një darke të mërkurën mbrëma në Delilah në West Hollywood, Kaliforni. Dyshja u mbajtën për dore ndërsa dilnin nga restoranti. Në një moment, të dy ndanë një puthje para se të futeshin në makinën e tyre.

West dhe Fox konfirmuan lidhjen e tyre me një fotosesion të zjarrtë javën e kaluar, megjithëse një burim i tha PEOPLE të martën se West “nuk ka plane në këtë moment për të filluar një lidhje afatgjatë”.

Burimi tha gjithashtu se West ende po u thotë njerëzve se ai dëshiron të rikthejë Kim Kardashian dhe është i gatshëm të bëjë ndryshimet e duhura për ta bërë këtë.