Celebrities Showbiz

Po ju e keni luksin të krijoni veshjen vetëm me çanta Chanel?! Shiheni për çfarë e kemi fjalën!

Ambasadorja e markës shumë të njohur Chanel është Margaret Qualley, e cila është gjithashtu ylli i serialit “Maid”, mjaft i shikuar në Netflix.

Imagjinata dhe kreativiteti i saj dhe kompanisë shkon përtej çdo gjëje, Margaret ka pozuar në breg të detit komplet nudo dhe mbante vetëm pesë çanta të shtëpisë së modës në vend të rrobave. Njërën prej tyre e mbante me dhëmbë.

Duke i vëzhguar u zbulua se çantat përfshinin dy versione të argjendta të klasikes së Chanel-it të cilat kushtojnë 8500 dollarë, një çantë të vogël rozë e cila mban vlerën 4600 dollarë si dhe një çantë të vogël, ngjyrë të kaltër e një dizajn metalik.

Postimi i aktores bëri bujë të madhe, por ajo ka patur mbështetjen e të gjithëve, njerëzve të famshëm, familjes së saj dhe madje atë të fansave e ndjekësve.
Sigurisht që nuk kanë munguar dhe komentet të cilat mbanin humor brenda tyre, duke vënë gjithashtu në lojë mijëra dollarët e shpenzuar.

Ajo nuk mund të përballojë rroba sepse i shpenzoi të gjitha paratë e saj në çantat Chanel