Celebrities Gossip Showbiz

Po ju e vutë re ‘thumbin’ e Donaldit për Ilirin?

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Edhe pse disa muaj pas përfundimit të ‘BBV’ marrëdhëniet mes ish- banorëve janë ende shumë të komentuara. Një ndër to është padyshim ‘armiqësia’ mes Ilirit dhe Donaldit. ‘Thumbat’ mes dyshes edhe pas përfundimit të spektaklit duket se nuk kanë të ndalur dhe më i fundit ka qenë nga ana e aktorit. Teksa ka postuar në Instastory këngën më të re të Sabianit, një ish-banori që njihet për miqësinë që ka pasur dikur me balerinin, por duket se pas daljes nga shtëpia gjërat mes tyre nuk janë më njësoj, krahas ka shkruar një fjali që duket si ‘diss’ për Ilirin teksa ka përdorur frazën e famshme të këtij të fundit.

E ka bërë për mua këtë

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.