Botë e Çuditshme

Po ju i vendosni pikë mesazhit tuaj? Zbuloni si interpretohet kjo nga të tjerët!

E keni menduar ndonjëherë se të vendosni pikë pas një mesazhi mund të përcjellë një kuptim të gabuar? Disa njerëz e marrin ironike këtë veprim, ndaj zbuloni më poshtë se çfarë thojnë psikologët lidhur me vendosjen e një pike pas mesazhit.

Nuk dukeni të sinqertë

Ju dukeni më pak të sinqertë kur vendosni pikë në fund të një mesazhi. Kështu janë shprehur psikologët. Ata thonë se pika jep një kuptim negativ, edhe pse ju mund ta keni aprovuar fjalinë. Kjo është një arsye që të mendoheni dy herë para se të vendosni pikë në mesazh.

Dukeni agresivë

Pika shënon fundin e një fjalie. Por, nuk është normale ta përdorni në një bisedë të zakonshme me miqtë, pasi me shumë gjasa ka mjaftueshëm rregulla të drejtshkrimit që ju i shkelni gjithsesi. Ju dukeni më tepër agresivë kur e përdorni pikën.

Tingëlloni indiferentë

Ne nuk e shohim njëri-tjetrin teksa shkëmbejmë mesazhe. Ndaj gjithçka mund të keqinterpretohet ndryshe apo të tingëllojë çuditshëm. Kur ju përdorni pikë krejt papritur, ju dukeni indiferentë.

Dukeni shumë formal

Nëse jeni duke komunikuar me dikë me të cilin duhet të dukeni formal, është në rregull. Por nëse kjo gjë ndodh pa vetëdijen tuaj, atëherë ka një problem. Ndaj mos harroni të konsideroni faktin që dukeni më tepër formal kur përdorni këtë shenjë pikësimi në një bisedë të zakonshme.