Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Po ju vajza a keni të njëjtin neps si Eni Koçi gjatë shtatzënisë?!

Eni koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe këtë moment po e presin me padurim. Para pak orëve këngëtarja na ka treguar me anë të një postimi në “Instastory” nepsin e shtatzënisë e mesa duket janë ëmbëlsirat. Bukuroshja ka në dorë një kek me çokollatë e karamel dhe shkruan: ‘Fiksimi i momentit’. Rikujtojmë që këngëtarja është në pritje të një vajze.

Para disa ditësh Eni dhe Genci deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaroi me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”. Ndërkaq, ditën e djeshme dyshja kanë organizuar ‘babyshower-in’ e bebes dhe njëkohësisht Eni ka festuar dhe ditëlindjen e saj.

Këngëtarja ka ndarë me ne disa nga momentet më të bukura nga atmosfera festive. Ndërkaq, edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, Gencin.