Celebrities Gossip Showbiz

Po këtë herë çfarë kanë? Bora dhe Donaldi nuk i kursejnë ‘thumbat’ për njëri-tjetrin në rrjete sociale

Ish-at gjithmonë e gjejnë një mënyrë si të jenë prezentë në jetën tonë dhe duket se dhe Bora me Donaldin nuk kanë ndërmend të ndalen me thumbat kundrejt njëri-tjetrit. Që janë të ndarë tanimë ajo dihet, pasi ky i fundit tregoi ekskluzivisht për TAR se nuk ka asnjë ‘Margaritë’ në jetën e tij. 

Megjithatë, duket se ‘dramat’ post ndarje janë ende me prezantuesen bukuroshe e cila së fundmi ndodhet në Turqi, ku po shijon disa ditë pushime pas angazhimit me audicionet e “Për’Puthen”. Ajo ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku mbishkrimin e saj të gjithë e menduan si një thumb për Donaldin.

Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë.   

Dhe nëse mendoni se mbaron këtu e keni gabim. Donaldi nuk mund të qëndronte pa i kthyer ‘diss-in’ ish- të dashurës së tij. Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ai shkruan:

Kërkohet një vend pune për një person që gjen thënie anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp

Nuk dihet se kur do të ndalojnë thumbat, megjithatë edhe pse jo me dashuri, ata po tregojnë se nuk mund të qëndrojnë pa vëmendjen e njëri-tjetrit.

Së fundmi, portalet shpërthyen nga video ku shfaqej duke ecur në rrugët e Barcelonës Romeo me një vajzë misterioze, teksa mendohej se ishte në një lidhje me vajzën e ish- zv/ kryeministrit të vendit tonë Niko Peleshi, Aleksian.  Fillimisht u dyshua se mund të ishte Donaldi djali në video, megjithatë ai reagoi në rrjete sociale duke treguar se ka tatuazhe në këmbë, jo si i vëllai duke mohuar që të ishte ai me vajzën në krah.