Celebrities Gossip Showbiz

“Po k**i po”/Plas keq mes Tan Bramës dhe Ilir Shaqirit!

Mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri dhe Tan Brama ka nisur një ‘betejë’ ku të dy kanë vendosur që t’i përgjigjen njëri-tjetrit në mënyra të ndryshme.

Gjithçka nisi nga një deklaratë e Tan Bramës për Ilir Shaqirin kur ishte i ftuar në “Live From Tirana” dhe foli për raportin me të ku u shpreh se nuk janë takuar dhe se ai e kontaktonte vetëm për interes pune.

Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon.

Si kundërpërgjigje, Ilir Shaqiri i ftuar sot në emisionin “E diell” tha se:

Unë nuk njoh asnjë mik që nuk flet mirë për Ilirin. Problemi është që shyqyr që po shprehet tani sepse një ditë që qëndroi aty nuk lidhi as 21 fjalë. Kështu që teorikisht i ka ardhur momenti pas katër muajve që të thotë atë kusurin e 21 fjalëve që la aty dhe kaq. Njerëzit kujtojnë se kur i bëjnë reklamë vetes ulin Ilirin. Absolutisht jo! Nuk ulin Ilirin por veten.

U duk se gjithçka u mbyll me kaq por ka qenë përsëri Tan Brama, ai që para pak minutash ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram ku tregon bisedën e zhvilluar mes tij dhe Ilirit.

Iliri: Po k**i po

Tani: Deri diku mendoja se ndoshta kisha gabuar, dhe ti me pjekurinë tënde do t’i jepje një zgjidhje më kreative situatës. Jo vetëm që nuk kam gabuar, po qenke më rëndë nga çfarë kisha menduar.