Aktualitet

Po lahej në det, mbytet pushuesi në Durrës!

Një pushues është mbytur në Durrës. Gjatë pasdites së sotme, pushuesi 76-vjeçar është mbytur teksa ishte duke u larë në det.

Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, ndërsa policia informon se ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës.