Celebrities Gossip Showbiz

Po luajnë me banorët?! Beatrix i kërkon Donaldit testin e shtatzënisë!

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.

Për disa ditë u duk se marrëdhënia mes tyre u kris, pasi dyshja më shpesh konfliktoheshin sesa qëndronin bashkë, por duket se ato ditë kaluan e tanimë janë në paqe me njëri-tjetrin. Për dy ditë radhazi, Donaldi dhe Trixa patën mundësi të jenë në suitën luksoze të shtëpisë vetëm për vetëm.

E duket se çifti ka vendosur të vendosin në lojë banorët e tjerë me këtë gjë. Bukuroshja në sy të të tjerëve i kërkoi aktorit testin e shtatzënisë.

Beatrix: Dua një test shtatzënie.Tani ti e di atë muhabet.

Donald: As unë s’e di. Ku e di unë?

Beatrix: E humbe?

Donald: Po e humbas…

Arjola: Domethënë kemi lajme.

Iliri: Kemi lajme ë?

Beatrix:  Do ju vijë pika kokës.

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Rikujtojmë se mbrëmjen e sotme në orën 21:00 është nata e spektaklit dhe një prej dy banorëve, Sarah ose Dj DAGZ do të lë shtëpinë duke humbur përgjithmonë garën për çmimin e madh.